Home Ushqim Djathi forcon imunitetin e të moshuar

Djathi forcon imunitetin e të moshuar

Sipas studimeve të reja të shkencëtarëve finlandezë konsumimi i djathit probiotik forcon imunitetin e personave të vjetër.

Është e njohur se bakteret probiotike nga jogurti forcojnë sistemin imunologjik, ndërsa me këtë hulumtim është zbuluar se edhe djathi mund të jetë i pasur me baktere probiotike dhe mund të veprojë shumë mirë në shëndet.

Në hulumtim kanë marrë pjesë vullnetarë nga shtëpia e pleqve nga mosha 72 deri 103 vjet. Të hulumtuarit janë ndarë në dy
grupe nga të cilët, i pari ka konsumuar djathin “Goudu” të pasur me bakteret probiotike Lactobacillus rhamnosus dhe Lactobacillus acidophilus, derisa grupi tjetër ka marrë djathin “Placebo” për mëngjes në periudhën prej 4 javëve.

Rezultatet treguan se me konsumimin e djathit me baktere probiotike është forcuar imuniteti i personave të moshuar që është shumë i rëndësishëm për ta, pasi që plakja e sistemit imunologjik i bëjnë këta persona shumë të ndjeshëm në infeksione dhe në sëmundje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...