Home Modë & Estetikë Djersa e njeriut

Djersa e njeriut

Aroma e fortë që shkakton djersa e njeriut të rritur është unike, ndërsa si theksojnë shkencëtarët njeriu lëshon djersë pothuajse nga secila pjesë e trupit.

Aroma e fortë e njeriut tërheq së paku dy lloje të mushkonjave, ndërsa me zbulimin e shkakut, në mënyrë të suksesshme, do të mund të parandalohej përhapja e sëmundjes së rrezikshme të malaries dhe etheve të verdha.

Mikroorganizmat që gjenden në trupin tonë përdorin substancat ekzistuese në lëkurë dhe një djersën e vetë metabolikut. Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e strukturës kimike të grumbulluara nga djersa e njeriut.

Ata kanë ardhur në përfundim se djersa njerëzore është arsyeja primare pse mushkonjat na sulmojnë. Problemi është se këto insekte mund të bartin sëmundje vdekjeprurëse të rrezikshme tropikale, si ethet e verdha dhe malaria.

Dihet se djersa e njeriut përbëhet prej një përzierje të hidrateve të dioksidit, amoniaku, acidit të qumështit dhe shtatë acideve të karbonit.

Në bazë të informatave mund të konkludohet se njerëzit kanë aromë të ngjashme me shimpanzetë apo gorillat, shkaku i ngjashmërive në shpërndarjen e këtyre gjëndrave.

Personat e rritur më shpesh sekretojnë ujë, proteina, aminacide, amoniak dhe disa kripëra – që shkakton një aromë jo të këndshme.

Për dallim me të rriturit, fëmijët nuk kanë aromë të pakëndshme, prandaj mu për këtë arsye mushkonjat edhe nuk i sulmojnë ata.

Hulumtuesit kanë vërejtur se gjatë ushtrimeve meshkujt djersiten më shumë se femrat, por përqendrimi i aromës së pakëndshme është i njëjtë për të dyja gjinitë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...