Do që të mësosh sa më shumë? Futja gjumit

Të fitosh aftësi të reja në të nxënit, ka një sekret: Të pushosh në momentin e duhur. Kush do ta kishte menduar? Për të mësuar më shpejt, sekreti nuk është që të vazhdosh pa ndërprerje, por pikërisht e kundërta. Të ndalesh. Madje edhe t’ia futësh gjumit, pse jo. E pastaj të rinisësh përsëri, kur truri juaj është rigjeneruar dhe nuk ka mbilodhje.

Kjo është sugjeruar nga një studim i kryer nga psikologët në Universitetin e Neu South Yales. Sipas të cilit, bie poshtë teoria se vetëm praktika mund të të bëjë të përsosur.

Dhe kanë qenë pikërisht studiuesit Soren Ashley dhe Joel Pearson, që kanë arritur në përfundimin se të pushosh gjatë procesit të të mësuarit, siguron atë që quhet plasticitet nervor.

Dhe që duket mjaft i dobishëm për rikuperimin e zonave të lodhura të trurit.