Kjo dietë treditore është ideale për secilin që dëshiron të dobësohet shpejtë. Keni, megjithatë, parasysh që humbja e shpejtë e kilogramëve mund të jetë e rrezikshme.
Kjo është dietë e verifikuar e nutricionistëve çek, e cila ju mundëson që për tri ditë të shpëtoni nga uji i mbledhur dhe materiet e dëmshme të organizmit.
Mënyra e parregullt e ushqimit, stresi dhe lëvizja e paktë janë tre armiqtë më të shpeshtë të organizmit tonë dhe pamjes. Me ndihmën e këtij plani treditor të ushqimit do të liroheni shpejtë nga uji i tepërt, helmët e mbledhura, ndërsa qelizat përsëri do të munden të punojnë normalisht dhe të djegin yndyra.
Koha e mirë që të filloni dietën është vikendi, pasi që atëherë do të keni më së shumti kohë që të përgatisni ushqimin. Përmbajuni menysë së ardhshme dhe rezultatet do të jenë më shumë se sa të dukshme dhe të kënaqshme.
Çka duhet të pini
Lëng nga molla-Lëngjet natyrale nga mollët, pa sheqer, përmbajnë acide të frutave, pektinë, celulozë të cilat stimulojnë tretjen.
Lëng nga karota-Lëngu nga karota e freskët e grimësuar është e pasur me kalium, vepron në punën e beshikut dhe për qitjen e ujërave.
Lëng nga rrushi-Ky lëng përmban shumë vitamina C i cili përshpejton djegien e yndyrave. Këtë lëng mund ta gjeni në shitoret ushqimore.
Çaji nga hithrat-Çaji nga hithrat e pastron gjakun, stimulon punën e veshkave dhe përshpejton ndërrimin e materieve.
Çaji nga balsami-Balsami vepron si qetësues dhe kështu më së miri është ta pini kur para gjumit jeni të uritur.
DITA E PARË
Kur të ngriheni, pini një gotë me ujë të ngrohtë për të stimuluar djegien e yndyrave.
7.30 h: sasi e pakufizuar e frutave
9.30 h: një filxhan me çaj bimor
11 h: 200 ml lëng të mollës
12.30 h: 250 g perime me mëlmesa dhe të spërkatur më vaj të ullirit, 50 g grurë të zier
14 h: një filxhan me çaj bimor
15 h: 200 ml lëng nga karota dhe pemët
16 h: një filxhan me çaj bimor
17 h: 200 ml lëng nga domatja
18 h: gjysmë trangull të freskët, 3 domate, 50 g oriz të zier me mëlmesa të bimëve dhe piper
19 h: 200 ml çaj
të balsamit
20 h: spec i freskët i kuq
21 h: 200 ml ujë të ngrohtë
DITA E DYTË
Sapo të ngriheni, qëndroni para dritares së hapur dhe mos harroni të pini një gotë me ujë të ngrohtë.
7.30 h: sallatë pemësh prej 4 mollëve dhe 4 kivi dhe të spërkatur me lëng të limonit 9.30 h: një filxhan me çaj bimor
11 h: 200 ml lëng nga mollët
12.30 h: Skuqeni në vaj të ullirit pesë kërpudha, 4 domate dhe spec të kuq. Shtoni mëlmesa të bimëve, lyeni me lëng nga domatet dhe servoni me 40 g makarona.
14 h: një filxhan me çaj bimor
15 h: 200 ml lëng nga molla, fruta sipas dëshirës
16 h: një filxhan me çaj bimor, 2 “galeta” integrale
17 h: 200 ml lëng nga domatja
18 h: supë nga domatja
19 h: 200 ml çaj nga balsami
20 h: 150 g “kohlrabi” të freskët
DITA E TRETË
Edhe ditën e fundit fillojeni me një gotë të ujit, pas kësaj qëndroni në peshore. Rezultati do t’ju gëzojë.
7.30 h: sallatë pemësh prej 2 mollëve, 2 dardhave, 400 g rrush dhe lëng nga gjysmë limoni
9.30 h: një filxhan me çaj bimor
11 h: 200 ml lëng nga molla
12.30 h: në 100 ml ujë vendosni 50 g të bukës së pjekur. Në pak vaj të ullirit vendosni edhe 200 g karota, shtoni 200 ml supë, dhe zieni pak. Shtoni kubëza të bukës së freskët, mëlmesa dhe piper
14 h: një filxhan me çaj bimor
15 h: 200 ml lëng nga karota
16 h: një filxhan me çaj bimor, 2 “galeta” integrale
17 h: 200 ml lëng nga domatja, 4 domate
18 h: në pak ujë për 20 minuta zieni 200 g karota të prera dhe 100 g patate. Shtoni 50 ml supë. Shtoni mëlmesa të mentës dhe majdanoz
19 h: çaj nga balsami
20 h: trangull të freskët
Mbajeni linjën vitale
Nëse nuk dëshironi menjëherë të ktheni kilogramët, vazhdoni t’i përmbaheni rregullave të ardhme:
– Konsumoni sa më pak sheqer, është e lejuar maksimalisht një ëmbëlsirë në ditë – Pini dy litra ujë dhe çaj pa sheqer
– Pemët dhe perimet hani në sasi të pakufizuar –Përdorni pak kripë. Në vend të kripës përdorni bimë të freskëta dhe mëlmesa të tjera
– Përdorni vetëm prodhime integrale pasi që ato kanë më shumë materie dhe vitamina se sa në miellin e bardhë
– Minimum tri herë në javë nga gjysmë ore kaloni duke vozitur biçikletë, shëtitje, dhe not…