Home Ushqim Dobit e kumbulles

Dobit e kumbulles

Dobit e kumbullesKur përmendet kumbulla, mund t’ju shkojë mendja tek alkooli që përftohet prej saj. Zakonisht harrojmë se sa e dobishme mund të jetë ajo, me gjithë vetitë shëruese që ka.

Kumbulla prejardhjen e ka nga Prunus, gjinia së cilës i përkasin edhe fruta të tjera si pjeshka, kajsia, nektarina, vishnjat dhe qershitë.

Prunus është një emër latin dhe besohet se prejardhjen e ka përtej detit Kaspik. Kumbulla kultivohet në mbarë botën, ndërsa prodhuesit më të mëdhenj janë:

Amerika, Kina, Rusia dhe Rumania. Ekzistojnë mbi 2000 lloj kumbullash, madhësish, shijesh dhe ngjyrash të ndryshme, si: e kaltër, e gjelbër, e bardhë, e verdhë, e kuqe…

Përbërësit e dobishëm dhe shërues

Kumbulla përmban pak kalori(rreth 40), kështu që është shumë e përshtatshme si ushqim dietik, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme si: beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë.

Kumbulla në ushqim

Në ushqim duhet të përdoret kumbulla e freskët apo ajo e tharë. Përpos kumbullës së freskët, ju sugjerojmë edhe reçelin, marmelatën, pekmezin, komposton dhe lëngun e kumbullës, pasi këto mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Edhe kumbullat e thara mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

Përbërësit shërues

Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, përzierja dhe vjellja, disa lloje kanceri, nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i lartë i yndyrave në gjak, ftohja dhe gripi, stresi, kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, tensioni, probleme me metabolizmin, mëlçinë, infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike dhe celulitit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...