Home Ushqim Domatja të dobëson

Domatja të dobëson

Specialistët besojnë se njerëzit mund të dobësohen më shumë duke ngrënë domate, sesa të mbajnë dieta vrasëse apo të zhvillojnë ushtrime të shpeshta aerobike.

Duke iu referuar studiuesve të universitetit “Reading”, The Daily Express thekson se konsumimi i frutave mundëson ngopjen, dhe për këtë arsye zhduk dhe kurthet e nxitjes për të ngrënë tek njerëzit që  duan të dobësohen.

Mendohet se tek domatja ka përbërës të shumtë që ndryshojnë nivelin e hormoneve të oreksit. Kjo pengon dhe gërryerjen e stomakut nga uria. Kërkuesit i  dhanë për të ngrënë 17 grave sanduiçë të bërë me bukë të bardhë, domate dhe karota. Në fund arritën në përfundimin se buka me domate  mundëson më shumë ndjenjën e  ngopjes.

Udhëheqësi i studimit theksoi se akoma nuk mund të flitet për përmbajtjen e studimit, por rezultatet e arritura janë të rëndësishme dhe të kuptueshme nga ana statistikore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...