Home Këshilla të ndryshme Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Një studim i fundit i prezantuar në takimin e Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologjinë, tregon qartë se embrionet e nënave që pinë duhan zhvillohen më ngadalë se embrioni i nënave që nuk pinë duhan.

Akademikët franceze në një klinikë Fertilizimi In Vitro i bënë fotografi një vezoreje nga momenti që u fertilizua deri në momentin që ishte e gatshme të implantohet tek nëna. Në të gjitha fazat e zhvillimit, embrionet e duhanpirësve ishin në vijimësi disa orë prapa, tregon studimi.

Udhëheqësi kërkimor, nga Spitali Universitar i Nantesit, Dr Thomas Freour tha: “Nëse dëshironi fëmijë, hiqni dorë nga duhanpirja”.

Duhanpirja njihet si një ndër arsyet që pakëson mundësitë e mbetjes shtatzënë, transmeton Starti njoftimin.. Kjo është një ndër arsyet që disa spitale në Britaninë e Madhe u kërkojnë çifteve të heqin dorë nga duhani para se nisin trajtimin për fertilizim.

Vezoret e Fertilizuara In Vitro në fillim zhvillohen në laborator, çka u ka dhënë mundësinë shkencëtarëve të shohin shpejtësinë e ndarjes së qelizave. Kështu ata analizuan zhvillimin e 868 embrioneve – 139 prej të cilëve me prindër duhanpirës, ku shikuan se në të gjitha fazat e zhvillimit këto të fundit ishin disa orë prapa.

Në klinikë u pa se embrionet e prindërve jo duhanpirës arritën fazën pesë-qelizore pas 49 orësh, ndërsa ato me prindër duhanpirës pas 50 orësh, fazën tetë qelizore respektivisht pas 58 orësh dhe 62 orësh.

Dr Thomas Freour, tha për “BBC”-në se “Embrionet e nënave duhanpirëse veprojnë më ngadalë, ka vonesë në zhvillimin e tyre. Mesatarisht dy orë. Kjo është diçka që nuk dihej më parë”.

Zbulimet e reja u prezantuan në takimin e Shoqatës Evropiane për riprodhimin njerëzor dhe Embriologjinë në Turqi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...