Home Shëndetësi Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër

Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër

Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemërPërdorimi i kalciumit shtesë për forcimin e eshtrave dhe për luftimin e sëmundjeve në vitet e vona mund ta rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Studimi ka zbuluar se si te meshkujt, të cilët përdorin sasi më të mëdha të kalciumit, rreziku për vdekshmëri rritet për 20 për qind. Kjo lidhje nuk është vërejtur te gjinia femërore. Qindra mijëra persona të rritur përdorin shtesa, të cilët ua rekomandon mjeku, në mënyrë që të luftojnë kundër osteoporozës.

Në studim kanë marrë pjesë 388 mijë njerëz dhe është zbuluar se konsumimi i shtuar i kalciumit në sasi më të mëdha se 1000 mg në ditë te meshkujt e rrit mundësinë e pësimit të sëmundjeve të zemrës dhe të vdekjes nga ato. Studiuesit i kanë përcjellë meshkujt dhe femrat e moshave prej 50 deri në 71 vjet gjatë 12 vjetëve. Kalciumin shtesë e kanë përdorur 51 për qind e meshkujve dhe 70 për qind e femrave.

Burimi: Telegrafi.com

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...