Dozat e vogla të stresit ndihmojnë në mbrojtjen e trupit

Hormoni i stresit, noradrenalina, mobilizon qelizat mbrojtëse në qarkullimin e gjakut, adrenalina i dërgon drejt lëkurës derisa kortizoli forcon mbrojtjen nga infeksionet, ka treguar një studim.

Edhe pse periudhat e gjata të ekspozimit ndaj stresit frenojnë imunitetin dhe rrisin rrezikun nga sëmundjet, ekspozimi i shkurtër ndaj stresit në fakt është i mirë për shëndetin, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit amerikan Stanford.

Rritja e nivelit të hormonit të stresit, kortizolit nxit reaksion mbrojtës të organizmit, për ç’arsye ai bëhet më pak i ndjeshëm ndaj infeksione, por edhe nxit shërimin më të shpejtë të plagëve dhe shërimin pas operacioneve.

Ekzistojnë madje edhe dëshmi që dozat e vogla të stresit mund të shpejtojnë shërimin pas operacionit, ka treguar studimi në 57 pacientë të cilët kanë operuar gjurin. Disa ditë para operacionit shkencëtarët kanë analizuar gjakun e pacientëve për të numëruar qelizat e tyre të imunitetit, dhe në ditën e operacionit përsëri e kanë bërë të njëjtën gjë. Kanë zbuluar që pacientët me stresin dhe frikën më të madhe nga operacioni kanë pasur rritje më të madhe të numri të qelizave të imunitetit. Një vit të plotë pas operacionit kanë përcjellë shërimin e pacientëve dhe kanë vërtetuar që ata me reagimin më të mirë të imunitetit kanë ndier më së paku dhimbje dhe kanë pasur lëvizshmëri më të mirë të gjurit.

“Secili nga hormonet e stresit ka rol specifik në forcimin e imunitetit. Noradrenalina mobilizon qelizat mbrojtëse në qarkullimin e gjakut, adrenalina i dërgon në lëkurë ku shërbejnë si mbrojtje në rast të lëndimit, derisa kortizoli e mban imunitetin në gatishmëri për t’u mbrojtur nga infeksionet”, – shpjegon udhëheqësi i studimit, profesor Firdaus Dhabhar.

Ai shpjegon se si stresi afatshkurtër është një nga mënyrat me të cilat nëna natyrë na mbron nga sëmundjet e ndryshme. Për këtë arsye nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse jeni nën stres para operacionit ose kontrolleve mjekësore, sepse stresi i tillë do ta ndihmojë imunitetin tuaj.