Home Këshilla të ndryshme Droga që mjekon nga vartësia prej opioideve

Droga që mjekon nga vartësia prej opioideve

Droga që mjekon nga vartësia prej opioideve Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Stanford University kanë zbuluar se një lloj droge-jovartëse mund të parandalojë simptomat e abstenimit nga opioidet me gjasa të vogla të shfaqjes së efekteve anësore.

Droga ondansetron, e cila tashmë është miratuar për të trajtuar nauzenë, duket se shmang disa nga problemet që shoqërojnë trajtimet ekzistuese për vartësinë nga këto analgjetikë të fuqishëm, pohojnë shkencëtarët.

“Abuzimi me opioide është duke u rritur në një normë më të shpejtë se çdo lloj tjetër i përdorimit të paligjshëm të drogës, por vetëm rreth një e katërta e të varurve nga opioidet kërkojnë trajtim mjekësor.

Një pengesë për trajtim është se kur papritmas ndërpritet marrja e drogës, paraqiten një plejadë e simptomash që janë pasojë e tërheqjes”, thotë Larry Chu F., MD, asistent profesor i anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Chu e përshkruar tërheqjen nga opioidet si “grip të keq”, i cili karakterizohet nga agjitacioni, pagjumësia, diarre, nauzea dhe të vjellat. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...