Duart, pasqyrë e bukurisë

Me pak mund do të keni thonj të përkryer. Duart dhe thonjtë e mirëmbajtur janë letërnjoftim i çdo gruaje e cila e mban veten. Një herë në javë duhet ndarë pak kohë për trajtim të shkurtër, intensiv të thonjve tanë.

LIMA. Përpunoni thonjtë me anë të limës për thonj, duke filluar anash.
Këshillë: kur t’i formësoni thonjtë, lëmoni mirë anash, pastaj lyeni me llak,

RRËNJA E THONJVE. Shfrytëzoni shkopin e drunjtë në mënyrë që ta shtyni butë e kujdesshëm lëkurën nga thoi.
Këshillë: lëkura rrëzë rrënjës së thoit mbron këtë pjesë, prandaj kurrë mos e pritni me gërshërë.

LYERJA ME LLAK. Gjatë ditës, e sidomos në orar të punës, nuk përdoret llaku ngjyrë mbyllët!/telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME