Home Ushqim Duhani edhe alkoholi mund të shkaktojë kancer

Duhani edhe alkoholi mund të shkaktojë kancer

Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman, aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me  kancer në grykë dhe se kanceri ndodhej në fazën e katërt.

Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri e dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë iu shfaq një tumor me madhësinë e një arre.

Aktori Douglas thotë se për sëmundjen fajëson stilin e tij të jetesës. Ai ka pirë cigare e alkohol dhe ky lloj kanceri shkaktohet pikërisht nga duhani dhe pijet alkoholike.

Thuajse çdo njeri e di se duhani shkakton kancer, por pak vetë e njohin rrezikun që paraqet alkoholi. Doktor Filip Bruks  i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se alkoholi është klasifikuar si karcinogjen, Çdo substancë që është drejtpërdrejtë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.

Studimet kanë treguar se 4 gota alkohol në ditë shtojnë rrezikun e prekjes nga kanceri në gojë, mëlçi dhe zorrën e trashë. Edhe pirja e moderuar që llogaritet të jetë 1 gotë në ditë, për gratë mund të shtojë rrezikun për prekjen nga kanceri në gji. Dhe rreziku është i njëjtë pavarësisht nëse personi pi birë, verë, vodka etj.

Mënyra apo mekanizmi se në çmënyrë alkoholi shkakton kancerin ende nuk njihet plotësisht. Teoria që mbizotëron sot në qarqet mjekësore është se pijet alkoholike përmbajnë ethanol, i cili kur hynë në organizëm shpërbëhet ose metabolizohet në acetaldehyde, substancë karcinogjene a kancerogjene. Ethanoli në pijet alkoholike shndërrohet edhe në estrogjen që mendohet se shton rrezikun për prekjen nga kanceri në gji.

Rreziku i kancerit nga alkoholi është vënë në dukje nga studimet e kryera mes pjestarëve të sektit fetar Mormon, – që nuk përdorin alkohol – rastet e kancerit të gojës dhe të gjirit mes tyre ishin shumë të pakta. Aktori i njohur Majkëll Douglas thotë se deri tani kanceri nuk është përhapur. Ai ka filluar trajtimin me kimoterapi dhe rrezatime. Mjekët i kanë thënë se prognozat janë të mira, gjë që edhe Douglas e beson./voa/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...