Home Këshilla të ndryshme Duhanpirësit që ushtrojnë jetojnë më gjatë, por edhe më lehtë e lënë...

Duhanpirësit që ushtrojnë jetojnë më gjatë, por edhe më lehtë e lënë atë

Ish-duhanpirësit, të cilët ushtrojnë të paktën 15 minuta në ditë, më rrallë i kthehen shprehisë së vjetër, ndërsa jetëgjatësia e pritur është zgjatur mesatarisht për 5,6 vjet, ka zbuluar studimi.

Përveç që do të jeni në formë të mirë, me ushtrime do ta largoni edhe një shprehi të rrezikshme – duhanin, pohojnë ekspertët.

Duhanpirësit të cilët çdo ditë ushtrojnë të paktën 15 minuta për 55 për qind janë më të prirë për ta ndërprerë duhanin se ata që nuk ushtrojnë, ka zbuluar studimi i përbashkët 12-vjeçar i Institutit kombëtar britanik për hulumtime dhe spitalit universitar në Tajvan, i kryer në 434.190 njerëz.

Tek ata që kanë lënë duhanin, ndërsa ushtrojnë rregullisht, probabiliteti për t’iu kthyer shprehisë së vjetër është më i vogël për 43 për qind në krahasim me ata që nuk ushtrojnë, transmeton Daily Mail. Jetëgjatësia e pritur e tyre është rritur për 5,6 vjet, ndërsa rreziku nga vdekja është reduktuar për gati 43 për qind në krahasim me duhanpirësit fizikisht joaktivë. Madje edhe kur nuk e kanë ndalur cigaren, por kanë vazhduar të ushtrojnë, jetëgjatësia e tyre e pritshme është zgjatur për 3,7 vjet, ka vërtetuar hulumtimi.

“Mesazhi ynë është që të ndërprisni duhanin dhe të ushtroni, më së miri do të ishte të dyja. Dëshirojmë që duhanpirësit të ushtrojnë sa më shumë, por për fillim janë të mjaftueshme edhe 15 minuta”, pohon udhëheqësi i hulumtimit, profesor Chi Pang Wen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por...