Home Modë & Estetikë Dukuni mirë pavarësisht nga vitet

Dukuni mirë pavarësisht nga vitet

Lufta me vite me dëshirë që të ruhet rinia e përjetshme është përpjekje e kotë. Sa më shpejtë që të pajtoheni me faktin s epo plakeni, më mirë për ju. Përndryshe secila moshë i ka përparësitë e veta e jetojmë në kohë kur mundeni të dukeni mirë. Vitet s’mund t’i mundni por mund të keni shprehi të mira për të cilat kurrë nuk është vonë.

Ja disa propozime.

Vitet e 30-a

Kjo është periudhë kur gratë kryesisht krijojnë familje andaj mund të presin ‘çmenduri’ të hormoneve dhe më shumë stres. Në këtë tollovi gjithëpërfshirëse dhe punë sigurisht se do të jetoni me ngut dhe s’do të gjeni kohë për dietë të shëndetshme dhe ushtrime. Megjithatë nëse dëshironi të bëni lëvizje pozitive dhe të shëndetshëm në jetë, atëherë do të gjeni kohë për ushqim kualitativ dhe ushtrime.

Në të tridhjetat lëkura fillon të humbë shkëlqimin andaj duhet vëmendje e posaçme. Përdori kreme ushqyese dhe losione për fytyrë dhe trup së paku dy herë në javë. Qerasni lëkurën tuaj me masazhe dhe dushe aromatike që do t’ia kthejnë shkëlqimin. Do të vëreni se të 30-at sjellin edhe celulitin. Ndonëse bëhet fjalë për dukuri normale dhe të shpeshtë, situatën mund ta zbusni me përdorim të kremave të lagështa. Preferohet vitamina A dhe E që do të kenë efekt në lëkurën tuaj. Është me rëndësi që gjatë këtyre viteve trupit tuaj t’i kushtoni më shumë rëndësi se më vonë do të jetë më vështirë të arrini rezultate.

Vitet e 40-a

Nuk ka arsye që gjatë viteve të 40-a mos të dukeni mirë. Megjithatë nëse e kaloni natën në shoqëri të gëzuar dhe me alkool vështirë se deri nesër do të rikuperoheni lehtë. Trupi në vitet e 40-a reagon ndaj mënyrës së shëndetshme të jetës por jo edhe ndaj shprehive të pashëndetshme. Nëse në rini e keni tepruar me rrezitje, tash është koha të paguani borxhin.

Duart dhe dekolteja janë tradhtarët e parë të moshës, sepse më së shumti janë të ekspozuara ndaj diellit. Pikërisht këtyre pjesëve duhet kushtuar vëmendje të posaçme. Vendosni krema që do t’iu mbrojnë nga dielli e kohë pas kohe edhe maska ushqyese. Në këtë moshë lëkura prodhon më pak kolagjen.
Për t’i ndihmuar përdorni prodhime në bazë retinoli dhe prodhime tjera kundër plakjes. Shumë krema kundër plakjes do të ndihmojnë në mënjanimin e shenjave nga lëkura. Preferohet vizitë me e shpeshtë tek dermatologu sepse në këtë moshë lëkura është e ndjeshme dhe kërkon më shumë kujdes.

Vitet e 50-a

Është fakt se gjatë viteve të 50-a niveli i estrogjenit në lëkurë zvogëlohet,e kjo do të thotë se lëkura humb fortësinë dhe bëhet e tharë dhe e ndjeshme. Për lëkurë të pjekur duhet kujdes i veçantë sepse është e ndjeshme dhe ka prirje për lëndime dhe infektime.

Ekspertët këshillojnë që të ruheni nga temperaturat e larta, dushit të ftohtë apo shumë të ngrohtë sepse mund ta thajë lëkurën. Preferohet përdorimi i gelit të lagësht për dush, e duhet ikur sapunit të thjeshtë që e thanë lëkurën. Kremat e pasura ushqyese është më e mira që mund t’iu afroni lëkurës gjatë këtyre vjetëve. Kujdes të veçantë kushtojini duarve, nyjeve, këmbëve dhe gjunjëve.

Lëkura e pjekur kërkon kujdes të përditshëm sepse në vete përmban shumë qeliza të vdekura që duhet hequr nga sipërfaqja. Në këtë mënyrë lëkura merr frymë lirshëm dhe më lehtë pranon përbërjet e shëndetshme dhe ushqyese me të cilat e qerasni.

Shenjat në lëkurë në këtë moshë janë më të shpeshta andaj preferohen kremat për heqjen e njollave dhe shenjave. Ekspozimi ndaj diellit në të 50-at nuk preferohet por nëse iu pëlqen bëjeni këtë herët në mëngjes apo vonë kur dielli është i dobët. /Express

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...