Home Teknologji Dy “Galaxy Note 7” marrin flakë në Kinë

Dy “Galaxy Note 7” marrin flakë në Kinë

1Dy pajisje “Galaxy Note 7” kanë marrë flakë në Kinë, sipas disa raportimeve në rrjetet sociale. Ky lajm vjen dy javë pas lançimit të “smartphone”-t që ka pasur probleme me baterinë në të gjithë botën.

Nëse konfirmohen, këto do të jenë incidentet e para në tregun më të madh të celularëve në botë.

Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e Samsungut të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi. Samsungu e kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t’ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar.

Samsungu e ka lançuar Note 7 në Kinë në datën 1 shtator, edhe pse ka pasur raste të telefonave që merrnin zjarr në vende të tjera të botës. Ditën tjetër, Samsung njoftoi se do të ndalonte shitjet e Note 7 në 10 shtete.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...