Home Këshilla të ndryshme Dy shenja që tregojnë se mund të keni një çekuilibër të hormoneve

Dy shenja që tregojnë se mund të keni një çekuilibër të hormoneve

Kur mendojmë për hormonet, është e lehtë të mendojmë përsëri për vitet tona të adoleshencës kur aknet ishin drama jonë më e madhe ose shtatzënia kur lëkundjet e humorit dhe dëshirat janë jashtë kontrollit.

Por, deri në menopauzë gratë kanë një marrëdhënie të përditshme me hormonet e tyre, ndërsa për disa mund të jetë relativisht pa dramë, për të tjerat ajo mund të jetë një dhimbje e madhe.

Dr. Libby Weaver, një nga biokimistet kryesore ushqimore tregon në lidhje me shenjat që mund të tregojnë se keni një çekuilibër të hormoneve:

Ndryshimet në lëkurë

Nëse keni vërejtur disa puçrra ose nëse keni akne, mund të jetë për shkak të asaj që po ndodh brenda.

Doktoresha Weaver thotë se shenjat klasike se hormonet tuaja seksuale janë jashtë ekuilibrit përfshijnë puçrrat përgjatë vijës së nofullës ose në gjoks dhe shpinë.

Flokët tuaja po bien

Nëse keni qëndruar ndonjëherë në dush dhe keni menduar se sa flokë po humbni, kjo ka tendencë të jetë normale.

Por, nëse keni vërejtur që po bien tufa të mëdha ose keni vërejtur që hapësira tullace në flokët tuaj ka filluar të bëhet më e gjerë, kjo mund të jetë një shenjë që flokët tuaj kanë filluar të hollohen si shkak i çrregullimit të hormoneve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

2 llojet e problemeve me tiroiden/ Shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini

Ankthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve. Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien...