Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna A e dini pse ndodh kapsllëku gjatë shtatzënisë?

A e dini pse ndodh kapsllëku gjatë shtatzënisë?

A e dini pse ndodh kapsllëku gjatë shtatzënisë?Gati çdo shtatzënë, si rregull ditor, ka probleme me tretjen e ushqimit, me jashtëqitjen dhe kapsllëkun.Arsyet për këtë janë të ndryshme: në njërën anë, janë hormonet, sepse ato bllokojnë muskujt e zorrëve, kështu që ushqimi lëvizë më ngadalë.

Në anën tjetër, për t’iu adaptuar ndryshimit trupor, mitra zgjerohet dhe thjeshtë e shtyn lukthin anash. Dhe së fundit, shpesh nuk pihen mjaftë lëngje.Nga 1.5 deri në 2 litra të preferuara, shumë gra shtatzëna arrijnë të konsumojnë vetëm gjysmën e sasisë së këtyre lëngjeve. Shishja me ujë mineral do të duhej të ishte veprim i nënkuptueshëm.

Po ashtu, edhe çaji i pemëve, çaji i bimëve e ndihmon rregullimin e tretjes.Ushqimi mund të ketë mjaftë efekt pozitiv që tretja në lukth sërish të rregullohet. Natyrisht, rregullimi i zorrëve është i dukshëm. Materiet ushqyese të balancuara janë çelësi magjik.

Ato gjinden në produktet e drithërave, drithërat e grira, pemë dhe perime të freskëta.Në kombinim me lëngjet, përbërjet në zorrë bëhen shumë të buta. Gjithashtu, tretja mund të përmirësohet me bakteret e acidit laktik, që gjenden në prodhimet ushqimore, siç janë prodhimet e qumështit dhe jogurtit. Në veçanti, kumbullat e thata dhe lëngu i janë shumë efikase.Po ashtu, ushtrimet e vazhdueshme të lehta i stimulojnë zorrët dhe e bëjnë tretjen më të lehtë. Nëse nuk janë këto masa të mjaftueshme, është e domosdoshme të shkoni te mjeku.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...