Home Këshilla të ndryshme E pabesueshme: Kështu zvogëlojini poret e lëkurës me vetëm një përbërës!

E pabesueshme: Kështu zvogëlojini poret e lëkurës me vetëm një përbërës!

Do t’jua prezantojmë disa “ilaçe” natyrore për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë.

QULLI ME SODË TË BUKËS

Përgatiteni një qull duke përzier 2 lugë të sodës së bukës me 2 lugë ujë. Më pas, këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

UJI I TRËNDAFILIT ME LIMON DHE TRANGUJ 

Qërojeni trangullin, e më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika të lëngut të limonit dhe një lugë uji të trëndafilit. Më pas përziejeni mirë e mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër. Filloni që ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë..

MASKA NGA TË BARDHËT E VEZËS 

Mund ta përgatitni maskën tuaj natyrore për fytyrë duke përzier të bardhët e dy vezëve me disa pika limoni. Lëreni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrore largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe i mbyll poret, në të njëjtën kohë.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...