Home Këshilla të ndryshme Ecja dhe zvogëlimi i peshës ju mbrojnë nga diabeti

Ecja dhe zvogëlimi i peshës ju mbrojnë nga diabeti

Ecja dhe zvogëlimi i peshës ju mbrojnë nga diabetiNjë ecje 30-minutëshe në periudhën e fshehtë të sëmundjes dhe rënia në peshë në një mesatare 5% të peshës së trupit do ta ndihmojë të sëmurin të parandalojë shfaqjen e diabetit

Statistikat e fundit tregojnë se sëmundja e diabetit është përhapur me ritme shumë të shpejta. Rastet me këtë sëmundje janë shtuar dyfish në 20 vjetët e fundit. Bëhet e ditur se diabeti zë vendin e gjashtë në radhën e sëmundjeve vdekjeprurëse. Nëse e lëmë mënjanë kancerin do të shohim se një nga dy të sëmurë me sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut është i prekur nga diabeti.

Krahas kësaj, diabeti është shkaktari kryesor i verbimit nën moshën 65 vjeçe. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të informohen rreth kësaj sëmundjeje. Diabeti është një sëmundje, e cila mund të qëndrojë e fshehtë për 10 ose 15 vjet dhe të shfaqet papritmas. Parandalimi i saj mund të bëhet gjatë kësaj periudhe dhe të kontrollohet. Kontrollimi i diabetit nuk mund të bëhet pasi të shfaqet.

Mjekët përpiqen të ruajnë organet e të sëmurit dhe të shmangin dëmtimet e mundshme. Një ecje 30-minutëshe në periudhën e fshehtë të sëmundjes dhe rënia në peshë në një mesatare 5% të peshës së trupit do ta ndihmojë të sëmurin të parandalojë shfaqjen e diabetit deri në 56%. Përhapja e shpejtë e diabetit lidhet edhe me faktorët e jashtëm. Në mesin e tyre mund të përmendim jetën pasive dhe zgjidhjet e lehta në ushqyerje të njerëzve, ushqyerja me gjëra të gatshme, pra “fastfood”.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...