Home Shëndetësi Edhe 24 gjene lidhen me shkurtpamësinë

Edhe 24 gjene lidhen me shkurtpamësinë

gjenetEkipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në 45 mijë persona të studiuar ka identifikuar edhe 24 gjene, të cilat lidhen me shkurtpamësinë.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore ‘Nature Genetics’ bazohen në analizimin e të dhënave të mbledhura për nevojat e 32 studimeve të mëparshme. Studiuesit besojnë se puna e tyre do të sjellë deri te përmirësimi i metodave të parandalimit dhe korrigjimit të shkurtparnësisë.

Vlerësohet se nga shkurtpamësia vuajnë rreth 30 për qind e njerëzve në Evropë dhe SHBA, e madje 80 për qind e njerëzve në Azi.

Në mesin e gjeneve të identifikuara janë edhe ato, të cilat ndikojnë në proceset e sinjalizimit mes trurit dhe syrit, si edhe në strukturën dhe zhvillimin e syrit. Disa prej këtyre gjeneve janë të lidhura edhe me mundësinë deri në dhjetë herë më të madhe për shkurtpamësi. /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...