Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Edhe meshkujt e “përjetojnë” shtatzëninë

Edhe meshkujt e “përjetojnë” shtatzëninë

Shtatzënia zakonisht emërohet edhe si “gjendje tjetër”, sepse numri i madh i ndryshimeve që përjeton organizmi i femrës është vërtet i jashtëzakonshëm.

Nuk janë vetëm femrat të atakuara nga dëshirat e pazakonta, gulçet dhe shpërthimet e emocioneve, sepse një studim i ri tregon se një e katërta e baballarëve të ardhshëm përjetojnë simptoma të ngjashme me gratë e tyre shtatzëna.

Në kohën e tashme, kur edhe meshkujt, edhe femrat kanë obligime të ngjashme, të dy punojnë dhe sakrifikohen për familje- meshkujt janë gjithnjë më të lidhur me fëmijët. Në të vërtetë, për shkak të kësaj lidhjeje, përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë nuk kalojnë vetëm femrat, por edhe burrat e tyre.

Në këtë periudhë mjaft emotive, rreth një e katërta e baballarëve të ardhshëm ndiejnë ndryshime të jashtëzakonshme, të cilat manifestohen nëpërmjet dëshirës së pazakontë për ushqim ose për ushqime të caktuara, emocione të forcuara dhe ndryshime të menjëhershme të disponimit, kurse në raste ekstreme madje ndiejnë edhe dhimbje dhe gulçe në bark. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pesë arsye thelbësore si përhapet Covid-19 përmes ajrit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet ose spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur flasin ose teshtijnë, dhe të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për jo pak kohë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, e pranoi publikisht këtë rrezik më 18 shtator. Ajo postoi udhëzime në faqen...