Edhe ndjenjat mund të ndikojnë në dobësimin e eshtrave

Thënia popullore se ‘zemra e lumtur ndikon si ilaç, ndërsa zemra e thyer thanë shpirtin’ ka një kuptim.

Rezultatet e hulumtimit më të fundit tregojnë se ankthet me vete sjellin edhe një rrezik të ri, atë të dobësimit të eshtrave!

Ekspertët nga Australia dhe ata norvegjezë kanë analizuar dokumentet mjekësore të më shumë se 8.000 meshkujve dhe femrave.

Rezultatet kanë treguar se ekziston ndërlidhje midis simptomave të depresionit dhe zvogëlimit të dendësisë minerale të eshtrave.

‘Ekzistojnë disa faktorë të njohur të rrezikut, shkaku i të cilëve shfaqet dendësia e ulët e eshtrave, si mosha, gjinia (femrat janë më të rrezikuara se meshkujt), trashëgimia, konsumi joadekuat i kalciumit dhe vitaminat D’.

Sipas mjekëve shëndeti jo i mirë mendor është një tjetër faktor rreziku. Hulumtime të tjera pritet të bëhen përreth kësaj teze.

KËSHILLA TË NGJASHME