Home Ushqim Efektet kuruese te molles

Efektet kuruese te molles

Molla është frut, me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë të dukshme, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon kundra kapsllëkut dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak.

Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe.

Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të.

Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.

Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”.

Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...