Home Shëndetësi Ejakulimi mbron nga kanceri i prostatës

Ejakulimi mbron nga kanceri i prostatës

Sipas rezultateve të fundit të publikuara, të bazuara në disa studime amerikane, marrëdhëniet e shpeshta seksuale apo masturbimi (ejakulimi), mund të jenë preventivë mbrojtëse e meshkujve nga kanceri i prostatës.

Hulumtimi i cili ka zgjatur për më shumë se 8 vjet dhe i cili ka përfshirë më tepër se
30.000 meshkuj, tregon se ata të cilët ejakulojnë më shumë, janë më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës.

Në grupin e të anketuarve me numër të shpeshtë të ejakulimit (rreth 21 herë në muaj), rreziku nga shfaqja e kancerit të prostatës është vërejtur të jetë ulur për rreth 1/3 në raport me meshkujt të cilët ejakulojnë vetëm 7 herë në muaj.

Dr. Michael Leitzman dhe bashkëpunëtorët nga instituti nacional i shëndetësisë në SHBA, me këtë hulumtim praktikisht kanë hedhur poshtë teorinë disavjeçare sipas
të cilës ejakulimi i shpeshtë, rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës.
Megjithatë, duhet kohë e gjatë deri te vërtetimi i plotë i këtij hulumtimi dhe zbulimi, thotë Dr Graham Giles, udhëheqës i Institutit simotër të Australisë, i cili ka mbikëqyrë 1500 meshkuj të diagnostikuar me kancer të prostatës. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...