Home Këshilla për Prindër Ekspertët: 95 % e prindërve e vendosin gabim ulësen e bebeve

Ekspertët: 95 % e prindërve e vendosin gabim ulësen e bebeve

Ekspertët: 95 % e prindërve e vendosin gabim ulësen e bebeveShumica e prindërve të rinj padashje i vënë foshnjat e tyre në rrezik, duke mos vendosur në mënyrë të rregullt ulësen e tyre, kanë paralajmëruar ekspertët.

Kur ulëset e bebeve përdoren pa gabime atëherë fëmijët mbrohen nga vdekjet dhe lëndimet deri në 71 për qind, shkruan Daily Mail.

Sipas një studimi nga Universiteti i Shkencës dhe Shëndetësisë në Oregon thuhet se rreth 95 për qind e prindërve bëjnë së paku një gabim gjatë instalimit të ulëseve, transmeton Koha.net. Prej tyre 91 për qind janë gabime që mund të shkaktojnë lëndime serioze.

“Ulëset e sigurisë së bebeve janë shumë më të vështira që të përdoren korrekt se sa që është dashur të jenë”, ka thënë Benjamin Hoffman, hulumtues i këtij studimi.
Dr. Hoffman dhe ekipi i tij u kishin kërkuar 291 familjeve që të vendosnin foshnjat e tyre në ulësen e bebeve në makinë, dhe nëse nuk i kishin vënë tashmë, atëherë u kërkonin që t’i vendosnin ulëset.

Teknikë të certifikuar të sigurisë së makinave pastaj bënin vlerësimin e pozicionimit dhe instalimin e ulëses, duke vënë në dukje dhe duke korrigjuar të gjitha gabimet.
Studimi ka vërtetuar se gabimet më të zakonshme përfshinin rripin e lirshëm, dhe instalimin e ulëses në makinë, vendosja e gabueshme poshtë gjoksit, dhe mbështetjen në këndin e pasaktë.

Para se të largoheshin nga spitali rreth 15 për qind e familjeve punonin me ekspertët e certifikuar për sigurinë në makinë, dhe kanë mësuar për instalimin e ulëses. Por, prej tyre rreth 83 për qind kishin së paku një gabim gjatë përdorimit.

Ekspertët kanë sugjeruar që duhet të punohet më tepër me teknikët e certifikuar për të mësuar saktë vendosjen e ulëses.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pesë arsye thelbësore si përhapet Covid-19 përmes ajrit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet ose spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur flasin ose teshtijnë, dhe të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për jo pak kohë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, e pranoi publikisht këtë rrezik më 18 shtator. Ajo postoi udhëzime në faqen...