Home Këshilla të ndryshme Ekspertët: Puna nuk duhet filluar para orës 9 të mëngjesit, sepse është...

Ekspertët: Puna nuk duhet filluar para orës 9 të mëngjesit, sepse është “torturë”

Ekspertët: Puna nuk duhet filluar para orës 9 të mëngjesit, sepse është “torturë”Sipas ekspertëve të gjumit në Angli njerëzit nën moshën 55 vjeç nuk duhet ta fillojnë punën para orës 9 të mëngjesit pasi është “torturë”.

Dr. Paul Kelley i Universitetit të Oksfordit shprehet se puna herët në mëngjes na lë të lodhur dhe të stresuar si rrjedhojë e pagjumësisë.

Ai tha se është një nevojë thelbësore për të gjithë që të ndryshohen oraret e punës në mënyrë që ti përshtaten orës biologjike të njeriut.

Punonjësit që zgjohen herët rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Pagjumësia dhe lodhja mund ti shkaktojë atyre ankth,sjellje impulsive, zemërim si dhe të shtojnë në peshë.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që i përket shoqërisë. Puna duhet të fillojë në orën 10 të mëngjesit. Ndërprerja e gjumit herët në mëngjes është torturë.”- pohoi Dr.Kelley në një event shkencor të mbajtur në Bradford.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...