Ekspertët ‘’turpërojnë’’ meshkujt, ja vesi më i keq i tyre gjatë seksit

4Ekspertët flasin për vesin më të keq të meshkujve gjatë aksit seksual. Ata tregojnë se shumë meshkuj bien në gjumë pas aktit, por disa prej tyre mund të përfundojnë në depresion gjithashtu.

Në fakt, ata ndihen kaq të trishtuar dhe emocional dhe vuajnë atë që quhet “ post-coital dysphoria”’ (PCD), sipas një raporti.

Deri tani është supozuar se vetëm gratë vuajnë nga PCD-ja, pasi gjysma e tyre pas një raporti ndjenjë trishtim, ankth e madje edhe rrjedhje lotësh.

Por vitet e fundit, mjekët po përballen vazhdimisht edhe me ankesa nga pacientët meshkuj, duke deklaruar se ata po shkojnë drejt depresionit të thellë dhe se bëhen nervozë për orë pas aktit të seksit.

Autori i raportit, Profesor Robert Schëeitzer, i Queensland University of Technology në Australi, ka studiuar të dhënat nga të dy gjinitë, dhe thotë se PCD-ja, është “e pazakontë” tek meshkujt.

Ai tha: “Ka një gamë të gjerë të përgjigjeve në periudhën kohore menjëherë pas aktivitetit seksual, i njohur si”faza e zgjidhjes”.

“Disa njerëz vazhdojnë të mbajnë partnerin në krah, të tjerë preferojnë të jenë vetëm dhe ka nga ata që përjetojnë një gjendje dëshpëruese pas seksit”, tha ai.

KËSHILLA TË NGJASHME