Home Këshilla për Prindër Ekspozimi i fëmijëve ndaj teknologjisë ndikon në aftësinë e tyre tek të...

Ekspozimi i fëmijëve ndaj teknologjisë ndikon në aftësinë e tyre tek të shprehurit

1Nëse më përpara fëmijët qanin kur u merrje lodrat nga duart, tani qajnë kur u merr celularin.

Ndonëse prindërit mahniten pas aftësisë që ka një i vogël për të naviguar në internet, vlen për t’u thënë se kjo rutinë shkakton jo pak probleme në zhvillimin mendor të fëmijëve.

Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë.

Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit. Ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje tjetër midis fushave të tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...