Home Modë & Estetikë Elegante, romantike dhe atraktive

Elegante, romantike dhe atraktive

Tunikat janë të përjetshme dhe të pashmangshme në koleksionin e dizajnerëve më të njohur, pa marrë parasysh stinën e vitit.

I duam shumë pasi janë praktike, të rehatshme, kombinohen lehtë me gjithçka dhe njëkohësisht janë elegante, romantike dhe seksi. Mund t’i vishni kudo: në plazh, në punë, derisa shëtisni nëpër qytet, por gjithashtu janë zgjedhja e duhur edhe për daljet në mbrëmje.

Kësaj sezone janë shfaqur me qepje të reja, modele dhe ngjyra më sfiduese dhe më të bukura. Ju mbetet juve të zgjidhni atë që më së shumti ju përgjigjet juve dhe stilit tuaj, e nëse dëshironi që të theksohen edhe më tepër, plotësojeni me detaje tjera interesante – kapela, sandale romake, apo me një çantë romantike.

Në krye të modës së kësaj vere janë tunikat transparente, njëngjyrëshe apo me modele me pika. Më së bukuri përshtaten me pantallona të shkurtë. Tunikat moderne janë të thurura me stil romantik, të zbukuruara me dantella dhe gjatë qepjes, me ngjyra të buta dhe të ngrohta. Po ashtu, edhe modelet, hipi, me lule dhe tufë-tufë…, që në mënyrë ideale përshtatet me fustane të gjatë.

Po ashtu, edhe modelet me stil indian dhe japonez janë shumë të pëlqyera, ngase janë të thurura nga pambuku i bukur dhe gjithmonë janë një zgjedhje e duhur. Ngjyrat e bardha janë shumë të preferuara, por nuk mungojnë edhe ngjyrat, si: ajo e kaltra, e kuqja, e verdha, si dhe e zeza dominuese, që mban vulën e stilit tuaj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...