Home Ushqim Ëmbëlsirat nuk trashin!

Ëmbëlsirat nuk trashin!

Një lajm i mirë për të gjithë ata që e preferojnë çokollatën dhe ëmbëlsirat e tjera. Shkencëtarët thonë se ëmbëlsirat, lëre më që nuk ndikojnë në shtimin e peshës, por i bëjnë njerëzit më të hollë dhe më të shëndetshëm.

Një studim i ri, i bërë nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se ëmbëlsirat, duke përfshirë edhe çokollatën dhe bonbonet, nuk shkaktojnë mbipeshën dhe nuk rrezikojnë shëndetin, me kusht që të mos e teproni me to.

Po ashtu, është hetuar se njerëzve që u pëlqejnë ëmbëlsirat, janë për 15% më pak të rrezikuar nga paraqitja e shtypjes së lartë të gjakut dhe 15% më pak të rrezikuar nga paraqitja e ndonjë sindrome metabolike.

Edhe pse pjesëmarrësit në këtë studim kishin ngrënë çdo ditë ëmbëlsira, në pyetje ishin sasitë e vogla, deri në 50 gramë, prandaj shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se sasitë më të mëdha kanë efekt të kundërt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...