Ëndrra erotike e femrave? Mashkulli me pushtet

Preferencat e femrave ndaj meshkujve duket se kanë ndryshuar shumë këtë vit. Kjo edhe falë efekteve negative të krizës ekonomike që ka përfshirë shumë vende të botës.

Pikërisht, prej tyre, sipas një studimi të fundit ndërkombëtar, ëndrra erotike kryesore e femrave në tërësi, është një mashkull që ka pushtet, por edhe para’.

Kështu, listimi më i fundit rreth preferencave të femrave ndaj meshkujve, ka vënë në vend të parë meshkujt që kanë pozicione të rëndësishme. Ndërsa në vend të dytë, sipërmarrësit, pra njerëzit e botës së biznesit, të cilët kanë lidhje direkte me paratë.

Ndërsa pozicionet e tjera, si hidrauliku përshembull, duket se ka humbur të gjitha pozicionimet e tij, duke u renditur në vendin e tetë.

Për të kaluar më tej në profesione të tilla sipas preferencës, si kasapi, mjeku dhe artisti, respektivisht të vlerësuar nga femrat me 7%, 10% dhe 13%.

Renditja:

1. Njeri i pushtetit (33%)
2. Sipërmarrës (26%)
3. Trajner personal (21%)
4. I vetë-punësuar (17%)
5. Artist (13%)
6. Mjek (10%)
7. Kasap (7%)
8. Hidraulik (5%)
9. Kujdestar (4%)
10. Politikan (2%)