Home Këshilla Seksuale Ëndrra erotike

Ëndrra erotike

Studimet dhe shkenca ka treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi.

Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të “frekuentuara”. Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara.

Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotike

Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen.

Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët.

Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën Jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.

Emocionet gjatë ëndrrave seksuale

Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt.

Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.

Problemet
Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...