Home Shëndetësi Epilepsia. Si aplikohet tretmani mjekësor emergjent?

Epilepsia. Si aplikohet tretmani mjekësor emergjent?

Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo ju takon grupit te sëmundjeve konvulsive e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).

Mr.sc.dr. Isuf Bajrami, MD
Spec. i mjekësisë urgjente

Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’’ që nënkupton sulmin.

Disa prej llojeve të epilepsisë janë:

1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.

2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.

3.Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultët, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.

Shkaktarët e epilepsisë:
– Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
– Çrregullimet metabolike
– Lëndimet e kokës
– Temperatura e lartë
– Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
– Stresi emocional
– Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)

Simptomat:
1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandjenjën kur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
2. Humbja e vetëdijes
3. Shtangie e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulçim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjëherë kokëdhembja.

Ndihma e parë:
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
3. Shpërthekohet rripi dhe çlidhet kravata
4. Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë
6. Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.

Ndihma e shpejtë nuk nevojitet nëse:
– ataku ka kaluar brenda 5 minutave
– nuk ka ataqe te reja
– i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies

Vëni re!
* Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
* Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
* Vendosja e gjësendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
* Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut deri sa nuk këndellet.
* Shumica e fëmijëve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnë në shkollë dhe mund të inkuadrohen në çerdhe. Është me rëndësi që prindërit ose kujdestari ta informojnë ekspertin për pranin e sëmundjes që të ketë kujdes e në rast nevoje të reagohet me kohë/telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...