
Përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i antibiotikëve gjatë dekadave të fundit, ka ndikuar që të paraqiten baktere rezistente
Shkencëtarët kanë deklaruar të martën se infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve, të shkaktuara nga ‘super-bakteri’ Clostridium difficile janë duke u përhapur me të madhe. Autoritetet e vendeve të ndryshme janë duke e trajtuar këtë problem në mënyra të ndryshme.
Në një studim mbarëevropian, kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se incidenca e infeksioneve të shkaktuara nga ky bakter në spitale, është rritur dukshëm viteve të fundit.