Home Teknologji Internet Facebook Gifts, shërbimi më i ri i gjigantit social

Facebook Gifts, shërbimi më i ri i gjigantit social

Të enjten, gjiganti i rrjetit social ka shpalosur shërbimin më të ri të shkëmbimit të dhuratave të quajtur Facebook Gifts.

Ky shërbim u mundëson mbi 950 milion anëtarëve të Facebook të shkëmbejnë dhurata përmes profileve të tyre. Ndër 100 partnerët e përmendur deri më tash janë Starbucks, Magnolia Bakery dhe 1-800-Flowers.
Dhuratat, që do të jenë të arritshme përmes aplikacionit në Android si dhe faqes së Facebook, po futen fillimisht ngadalë në një numër të vogël të profileve të përdoruesve të Facebook në Amerikë. Ndërsa, aplikacioni për iPhone pritet të vij mbrenda disa javëve.
Dhënia e dhuratave online mund ti mbështes synimet e ardhshme të Facebook të hyj në tregun e teknologjisë mobile. “Është sinjal i mirë që Facebook po eksperimenton me metoda të ndryshme që të rris të hyrat” ka thënë analisti i Wedbush Securities, Michael Pachter. “Nuk mendoj se është biznes i madh por, do të bëhet” ka shtuar analisti.
Shërbimi i ri është rezultat i blerjes së majit nga Facebook të Karma, kompani e cila mirret me shitjen e dhuratave në internet. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...