Home Teknologji Internet Facebook në gjueti për lëshimet

Facebook në gjueti për lëshimet

Bug Bounty është program i menduar për të zbuluar lëshimet e sigurisë e para se ato t’i zbulojnë hackerët dhe t’i shfrytëzojnë për sulme në Facebook.

Gjetësit e lëshimeve në faqe munde të fitojnë të paktën 500 dollarë për raste individuale, por kjo kompani paguar edhe më shumë nëse bëhet fjalë për ndonjë lëshim më të madh. Ky program ka nxitur shfrytëzuesit anembanë botës që të marrin pjesë në rritjen e sigurisë në Facebook.

Një person për lëshimin e zbuluar, i cili është vlerësuar si serioz, ka marrë 5000 dollarë, ndërsa shpërblimi më i madh individual prej 7000 dollarësh i është paguar shfrytëzuesit i cili ka zbuluar gjashtë gabime individuale.

Siç thonë në Facebook: “Ne vetë po punojmë për këtë dhe po bashkëpunojmë me një numër të madh të ekspertëve të sigurisë, por përmes këtij programi kemi krijuar një bashkëpunim me një rreth njerëzish të rinj anembanë botës, prej Turqisë e deri tek Polonia, të cilët brengosen për sigurinë në Internet”.

Një mënyrë e tillë e zbulimit të problemeve ka edhe anën e vet të errët – shumë njerëz rastësisht ose me qëllim i raportojnë gabimet të cilat në fakt nuk ekzistojnë, dhe të cilat përkrahja teknike e Facebook gjithsesi duhet t’i vërtetojë dhe kontrollojë.

Shpërblimi për gabimet e gjetura nuk është risi, sepse tashmë disa vite Google dhe Mozilla kanë programe të ngjashme përmes të cilave paguajnë shfrytëzuesit e avancuar për t’i nxitur që të gjejnë dhe raportojnë gabime në aplikacionet dhe serverët e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...