Home Teknologji Internet Facebook, refuzimi i një “friend” i rëndë sa refuzimi prej një miku...

Facebook, refuzimi i një “friend” i rëndë sa refuzimi prej një miku të vërtetë

Një refuzim miqësie në Facebook, është i barabartë me një të tillë të bërë nga një person real. Kjo gjë mund të kontribuojë për të ulur vetëvlerësimin te ata që janë refuzuar.

Eshtë pikërisht një studim i ri i cili tregon se një refuzim virtual në Facebook, të “dhemb” si një refuzim i bërë prej vërteti mes miqsh.

Dhe që të të injorojë një person nëpërmjet internetit, shkakton në fakt, reagime emocionale dhe psikologjike të ngjashme me ato që ndodhin në një situatë ballë për ballë.
“Facebook është përdorur nga mbi 800 milion njerëz për të ruajtur marrëdhëniet shoqërore. Megjithatë, është përdorur shpesh për të përjashtuar apo edhe injoruar dikë me lehtësi, pa sikletin e largimit prej tij personalisht,” thotë Joshua Smyth, një profesor në universitetin e Penn në SHBA.

Hulumtuesit e këtij studimi, zhvilluan dy eksperimente paralele për ndërveprim social midis grupeve reale dhe vrituale të njerëzve.

Dhe arritën në përfundimin se efekti i ndarjes dhe refuzimit, ishte i njëjtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...