Home Shëndetësi Fakte interesante për tuberkulozin

Fakte interesante për tuberkulozin

Tuberkulozi është një infeksion i shkaktuar nga një bakter i quajtur Mycobacterium tuberculosis, i cili zakonisht i prekë mushkëritë. Në disa raste të rralla ky infeksion mund t’i afektojë edhe veshkat, shtyllën kurrizore dhe trurin.

Ekzistojnë dy lloje të infeksioneve të shkaktuara nga ky lloj virusi: tuberkulozi latent, i cili nuk është ngjitës dhe sëmundja e tuberkulozit, që është ngjitëse.

Një person i infektuar me tuberkulozin latent zakonisht nuk shfaq simptoma dhe nuk ndjehet i sëmurë. Diagnostikimi i këtij infeksioni bëhet me anë të testeve të lëkurës dhe analizave të gjakut. Bartja e këtij infeksioni tek të tjerët është e pamundur. Personat që kanë këtë infeksion mund të mos e zhvillojnë në sëmundje, për shkak se bakteri ka tendencë të rrijë në dormancë. Kalimi i këtij infeksioni në sëmundje mund të bëhet vetëm tek njerëzit, të cilët kanë sistem të dobët imunitar.

Disa nga simptomat e sëmundjes së tuberkulozit janë: kollitja e vazhdueshme, dhimbje e gjoksit, humbje e peshës, djersitje gjatë natës, vjellje dhe marramendje. Bartja e bakterit tek personat e tjerë është e mundshme. Tuberkulozi është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve nëpër botë.

Virusi i tuberkulozit mund të bartet me anë të kollitjes, teshtitjes apo pështymës.

Fakte mbi tuberkulozin ndër vite:

Shkencëtari Italian Girolomano Fracastoro jep teorinë e parë, se tuberkulozi është ngjitës.

Në vitin 1679, shkencëtari irlandez Francis Sylvius jep detaje në pasojat që tuberkulozi ka.

Në vitin 1882, doktori gjerman Robert Koch, zbulon bakterin që shkakton këtë infeksion.

Në vitin 1921, bakteriologu Albert Calmette, me sukses arrin të krijoj një vaksinë kundër këtij bakteri.

Në vitin 1994, Organizata Botërore shpallë tuberkulozin si një emergjencë globale.

Në vitin 2010, zbulohet metoda me anë të së cilës detektohet tuberkulozi brenda pak orëve.

Në vitin 2018, një vaksinë shumë premtuese u krijua dhe tregoi efekt në shumë njerëz që ishin diagnostikuar me tuberkuloz.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...