Fakte të pabesueshme për trupin e njeriut

2Studimi i trupit të njeriut është një proces i cili akoma nuk ka mbërritur në fund. Kërkimet vazhdojnë çdo ditë dhe fakte të reja vazhdojnë të zbulohen çdo ditë.

Shkencëtarët kanë pranuar se trupi i njeriut nuk mundet të deshifrohet plotësisht për shkak të kompleksitetit të tij. Procese të panumërta ndodhin brenda trupit të njeriut pa u kuptuar dhe ndjerë duke e bërë këtë të fundit një strukturë të pabesueshme. Për më shumë prova , më poshtë janë renditur 20 fakte që mbështesin këtë ide.

1.Një njeri mesatar ka rreth 60.000 milje me enë gjaku, të mjaftueshme për t’u rrotulluar rreth botës dy herë e gjysmë.
2.Truri gjeneron të njëjtën energji sa një llambë 10-vatëshe kur punon ose edhe kur fle gjumë.
3.Indet në trup kanë nevojë të vazhdueshme për gjak që të funksionojnë normalisht. Kur trupi fiton një kilogram peshë, sistemi i enëve të gjakut e akomodon këtë peshë duke krijuar shtatë milje me enë gjaku. Në rastin kur trupi humbet një kile, këto enë shkatërrohen dhe gjaku përthithet përsëri nga trupi.
4.Truri i njeriut ka një kapacitet ruajtjeje rreth 2.5 milionë gigabajt të dhënash. Kjo sasi e të dhënave nëse do të përkthehej në video do të ishte e gjatë rreth 300 vite.
5.Zhurma që dëgjohet kur kërciten gishtat, qafa, kurrizi dhe pjesë të tjera të trupit nuk është gjë tjetër veçse zhurma që bëhet nga plasja e flluskave që ndodhen në lëngun midis nyjeve. Në kundërshtim me atë qe besohet, kërcitja e nyjeve nuk është e dëmshme, por kur kërcitjet bëhen shumë shpesh, mund të dëmtohen ligamentet e ndryshme.
6.Hunda juaj mund të mbajë mend mbi 50.000 aroma të ndryshme.
7.Truri përdor impulse nervore për të marrë dhe për të dhënë informacione në pjesë të ndryshme të trurit. Këto impulse nervore lëvizin me mbi 250 milje për orë.
8.Qimet e fytyrës janë ato që rriten me ritmin më të shpejtë. Nëse një burrë nuk do të rruhej kurrë, mjekra mund të rritej mbi 9.14 metra.
9.Një njeri është pothuajse 3 cm më i gjatë në mëngjes se sa në darkë. Kjo ndodh sepse gjatë natës trupi grumbullon lëngje midis disqeve të shtyllës kurrizore, kurse gjatë ditës këto lëngje përthithen nga trupi.
10.Fëmijët e porsalindur kanë një forcë shumë të madhe krahasuar me peshën e tyre trupore. Fëmijët direkt sa lindin kanë forcë të mjaftueshme për të qëndruar varur në një shufër dhe ta mbajnë vetë trupin të varur. Kjo aftësi gjithsesi zhduket për disa jave pas lindjes.
11.Djersa vetë nuk ka aromë të keqe. Aromat e pakëndshme trupore shkaktohen kur bakteret e lëkurës ushqehen me djersë.
12.Njerëzit humbasin rreth 600.000 copëza të qelizave të vdekura çdo orë.
13.Njerëzit zhveshin rreth 18 kg lëkurë gjatë gjithë jetës së tyre. Në fund të fundit nuk duhet harruar se lëkura ndërrohet plotësisht çdo muaj.
14.Një i rritur mesatar ka rreth 7.000.000.000.000.000.000.000.000.000 ose të thëna ndryshe 7 oktilion atome në përbërjen e tij. Në anën tjetër ka vetëm 300.000.000.000 ose 300 bilion yje në galaksi.
15.Arsyeja se pse nuk mund t’i mbani sytë hapur kur teshtini është sepse teshtima udhëton në trup më një shpejtësi prej 100 milje në orë. Kjo është edhe arsyeja se pse duhet të mbuloni dorën me gojë kur teshtini.
16.Trupi prodhon në mënyrë të vazhdueshme nxehtësi trupore që shërbejnë për proçese të ndryshme të organizmit. Në vetëm 30 minuta trupi gjeneron nxehtësi të mjaftueshme për të vluar 3.8 litra ujë.
17.Në gjuhë ndodhen rreth 10.000 receptor shijeje të cilët ndërrohen çdo dy javë.
18.Mesatarisht njerëzit i kapsitin sytë 13 herë në minutë dhe një femër i kapasit sytë dy herë më shumë se sa një mashkull.
19.Gjatë gjithë jetën prodhohet aq pështymë sa për të mbushur dy pishina .
20.Një nga elementët që luajnë rol të rëndësishëm për trupin e njeriut është hekuri. Trupi përmban mjaftueshëm hekur sa për të krijuar një thua 7.6 cm të gjatë.