Në emisionin “One’s Inside the Human Body”, i cili emetohet nga programi BBC, janë zbuluar fakte të pabesueshme për trurin e njeriut
Ne po jua zbulojmë disa prej tyre:
– Truri i njeriut është aq i komplikuar sa që për t’u pjekur i nevojiten 20 vjet.
– Përderisa foshnja të jetë në mitër, çdo sekondë mesatarisht zhvillohen rreth 8 000 qeliza të reja të trurit.
– Deri në momentin e lindjes, njerëzit do t’i kenë në dispozicion të gjitha qelizat e nevojshme për jetë.
– Truri i njeriut është gjëja më e sofistikuar në univers.
– Foshnjat e porsalindura mund ta njohin fytyrën e nënës së tyre vetëm disa orë pas lindjes.
– Derisa janë në mitër, foshnjat mund të shohin, por vetëm bardhë e zi. Sytë e tyre janë aq të ndjeshëm sa mund ta vërejnë dritën që depërton në stomakun e nënës së tyre.
– Njerëzit mbyllin sytë rreth 20 herë brenda një minute, e çdo mbyllje e syve zgjat rreth gjysmë sekonde. Kur e gjithë kjo të mblidhet, njerëzit brenda ditës për një orë jetojnë në errësirë.
– Çdo qelizë në tru vendos rreth 10 000 lidhje me qelizat tjera të trurit.
– Mësimi i mbajtjes së ekuilibrit dhe koordinimit është aq i komplikuar sa një pjesë e trupit, që është përgjegjëse për këto detyra, posedon numër të barabartë të qelizave sa i gjithë truri.