Home Ushqim Fara e zezë, ilaçi i të gjitha sëmundjeve

Fara e zezë, ilaçi i të gjitha sëmundjeve

Fara e Zezë përmbanë vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.

Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksjonin e antibiotikëve. Është mjaft efektifv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar mund të luftojë edhe sëmundje të vështira si: Aids dhe kancer.

Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmëndjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Fara e Zezë kalon edhe në disa thënie të Profetit Muhammed si një ilaç i pazëvendësueshëm ku edhe sugjerohet përdorimi i kësaj bime. Pikërisht për këtë arsye, Fara e Zezë përdoret me shekuj si një ilaç popullor mes popujve musliman.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...