Home Shëndetësi Farat e lirit dhe kolesteroli

Farat e lirit dhe kolesteroli


Farat e lirit dhe kolesteroli Farat e lirit qe një kohë të gjatë lidhen me shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore. Megjithatë, studimet e reja tregojnë efekt të rëndësishëm të farave të lirit mbi nivelin e kolesterolit në gjak.

Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje (ku janë përfshirë 1.500 meshkuj dhe femra), shkencëtarët kanë vërejtur se farat e lirit, por JO edhe vaji i lirit, zvogëlojnë sasinë e përgjithshme të LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’).

Testet janë realizuar në atë mënyrë duke iu dhënë pjesëmarrësve në studim sasi të përafërt me një lugë çaji të farave dhe vajit të lirit në ditë.

Veç tjerash është vërejtur se efekti më i madh kishte qenë te femrat, sidomos në periudhën pas menopauzës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...