Home Ushqim Farat e mandarinave

Farat e mandarinave

Farat e mandarinaveManderinat janë pjesë e famijes së agrumeve dhe mund t’u referohen gjithashtu me emrin ‘portokallet mandarinë’. Këto fruta konsiderohen si specie në zhdukje, Citrus reticula Blanco.

Farat e mandarinës janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze dhe përdorimi i tyre për qëllime shëndetësore konsiderohet terapi alternative.

Mandarinat dhe Antioksidantët

Mandarinat dhe farat e tyre përmbajnë një numër të madh antioksidantësh- substanca që mund t’ju mbrojnë nga efektet e molekulave të quajtura radikale të lira. Radikalet e lira prodhohen nga trupi si përgjigje ndaj efekteve të ndotjes, rrezatimit dhe tymit të duhanit. Radikalet e lira mund të dëmtojnë qelizat tona dhe mund të jenë shkaku i disa sëmundjeve. Të njohura si ‘ju’ në mjekësinë kineze, mandarinat përmbajnë vajra esencialë dhe flavonoide. Disa prej këtyre përbërësve janë antioksidantët e quajtur polifenole.

Polifenolet në farat e mandarinave

Një studim i “Food Journal” gjatë muajve tetor- dhjetor 2002, krahasoi përmbajtjen totale të polifenoleve në ekstraktet e farava që u përkisnin frutave të ndryshme të grupit të agrumeve, duke përfshirë këtu edhe 2 tipe mandarinash. Të dyja tipet zunë respektivisht vendin e parë dhe të dytë përsa i përket përqindjes së lartë së polifenoleve në to.

Limonoidet

Limonoidet janë përbërës që ndodhen tek farat, lëkura dhe fruti. Është treguar që limonoidet parandalojnë formimin e tumoreve tek kafshët, dhe kjo sipas USDA Shërbimit Kërkimor Agrikulturor. Disa teste laboratorike kanë zbuluar që limonoidet janë më efektive kundër kancerit të gjirit tek qelizat njerëzore sesa ilaçi tamoksifen. Nga ana tjetër, limonoidet mund të reduktojnë kolesterolin e keq gjithashtu. Një studim në mars-prill 2003, “Journal of Biosciences”, nënvizoi së një derivat i ri i limonoideve që gjendet tek farat e mandarinave shfaqin veçori antimalarike.

Mandarinat dhe mjekësia kineze

Në mjekësinë tradicionale kineze, fara e pjekur dhe e tharë e mandarinës njihet si ‘juhe’. Përdoret për të rregulluar rrjedhjen e energjiësë dhe çlirimin e dhimbjeve. Kompania e Zhvillimit Teknologjik që tregton ilaçe tradicionale kineze, thotë se juhe mund të përdoret për herniet, inflamacionet e dhimbshme të gjendrave të gjoksit, etj.

Përpara se të përdorni farat e mandrinës për qëllime shëndetsore, konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme. Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht...