Home Këshilla të ndryshme Fasulja e kuqe ngadalësonë plakjen

Fasulja e kuqe ngadalësonë plakjen

Fasulja e kuqe ngadalësonë plakjenPër fasulet në përgjithësi e dimë se janë ushqime shumë të shëndetshme, por një lloj i veçantë është fasulja e kuqe.

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.

Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.

Ato dallohen për veti të shumta që kontribuojnë në shëndet, mes tyre edhe mbrojtjen e zemrës, ku konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%, përcjell “Zeri.info”.

Fasulja e kuqe ka forcë të jashtëzakonshme antioksiduese, duke neutralizuar kështu fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja.

Po ashtu, fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi shkaku i fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.

Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar.

Po ashtu, janë burim i shkëlqyer proteinash të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol.

Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore.

Prandaj kohë pas kohe përfshijeni në ushqimin tuaj edhe fasulen e kuqe.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.  Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon...