Fekondimi artificial e shton rrezikun per kancer

Gratë, të cilat gjatë fekondimit artificial përdorin ilaçe që stimulojnë vezoret dhe nxitin prodhimin e tyre, rrezikohen nga tumoret dhe kanceri i vezoreve.

Studimi nga qendra për hulumtimin e kancerit në Amsterdam, që kishte zgjatur 15 vjet rresht ka vërtetuar se gratë e tilla dy herë më shumë janë të rrezikuara nga kanceri i vezoreve, apo tumoret e ndryshme në krahasim me gratë e tjera. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë më shumë se 25.000 gra.

Tek grupi i grave, që kshin kaluar përmes fekondimit artificial ishin vërejtur rreth rritje malinje, prej të cilëve 31 tumore, ndërsa 30 të tjera ishin kancer pushtues. Tek tumoret ekzistonin qeliza anormale, që mund të shndërroheshin në kancerogjene, por një gjë e tillë mund të ndodhë rrallë.

– Gratë, të cilat kanë probleme për të mbetur shtatzënë apo që kurrë më parë nuk ishin shtatzëna, në përgjithësi janë më shumë të rrezikuara nga kanceri i vezoreve sesa ato që ishin shtatzëna më parë, tha udhëheqësja e hulumtimeve Flora van Lojven.

Hulumtimet për një kohë të gjatë tregojnë se rreziku nga kanceri i vezoreve shkaku i fekondimit artificial nuk është edhe aq i lartë, por një gjë e tillë nuk na parandalon që ne edhe më tutje të përcjellim shëndetin e pacientëve, thekson Riçard Kenedi nga Federata Ndërkombëtare për Fekondim Artificial.