Home Këshilla për Prindër Fëmija i vogël problematik

Fëmija i vogël problematik

Fëmija i vogël problematik Fëmijet problematik edhe prindërit më të qetë i nxjerrë nga takti. Dhe keshtu linde konflikti, prindërit në vend që të qetësojnë situatën, me reagimin e tyre bëjnë kaos edhe më të madh.

Psh, vogëlushi trevjeçar çdo ditë ia rrëmben nga dora lodrat vëllait më të vogël dhe vrapon nëpër shtëpi duke bërtitur pandërprerë: “Kjo është imja, imja!”.

Mamaja e nervozuar thotë: “Në rregull, nëse të gjitha lodrat janë tuajat, ky shtrat është i imi dhe ti nuk guxon të ulesh në të”.

Kjo përgjigje fëmijës nuk do t’i tregojë se sjellja e tij nuk është e mirë dhe do ta hutojë, thonë ekspertët.

Për këtë arsye, në vend që fëmijës t’ia ktheni me masë të njëjtë, shumë më mirë është të ruani kokën e ftohtë, duke iu përgjigjur fëmijës shkurt dhe qartë, me ton të vendosur: “Më vjen keq, nuk mundet më kështu”. Kjo përgjigje nuk do ta ndalojë të bërtiturit dhe vajin, të cilat ju duhet t’i injoroni, por do t’i tregojë vogëlushit se me terror nuk arrihet asgjë. Ja edhe disa këshilla të tjera, më saktësisht deklarata, që kërkohen nga mami dhe babi që të qetësojnë apo injorojnë një sjellje të tillë.

Në vend që menjëherë të reagoni: “Shkëlqyeshëm, atëherë gjej një nënë të re”, prisni derisa të “ftoheni”. Në vend që t’i thoni se as juve nuk u intereson (çka është më e keqja), i thoni: “Në rregull. Guxon të ndjehesh ashtu”.

Prisni para se të përgjigjeni. Fëmijët këtë e thënë nga frustrimi apo zemërimi, kështu që deklaratat e tilla nuk duhet t’i kuptoni si personale. Më mirë do t’i ishte që e qetë t’i thoni: “Më dhemb nëse më thua se nuk jam e dashur për ty apo që më urren”.

Nëse dëshiron çokollatë pikërisht para darkës, këtë nuk guxoni ta lejoni. Injoroni britmat dhe mundohuni që ta argëtoni me lojë interesante apo mahi. Nëse njëherë lëshoni pe, vështirë se do të ktheni autoritetin.

Në vend që të përgjigjeni: “Këtë e mendon ti”, mundohuni ta pranoni se edhe fëmija kërkon të drejtën e zgjedhjes, kështu që në vend të forcës, mundohuni të bisedoni rreth zgjidhjeve të mundshme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...