Home Këshilla për Prindër Fëmija të zgjat jetën!

Fëmija të zgjat jetën!

Të lindurit e një fëmije ndikon pozitivisht në shëndetin e femrës dhe i zgjat jetën!

Krahas studimeve të shumta të realizuara mbi ndikimin e sjelljeve të prindërve tek fëmijët, ekzistojnë dhe studime të tjera të cilët flasin për pasqyrimet pozitive që krijon lindja e një fëmije tek prindërit.

Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Psychosomatic Medicine”, shkencëtarët e universitetit Carnegie Mellon të drejtuar nga Rodlescia Sneed kanë analizuar lidhjen në mes lindjes së një fëmije dhe gripit (ftohjes).

800 pjesëmarrësve iu dha virusi i gripit nëpërmjet pikave në hundë. Ndërkohë që të gjithë si ato me fëmijë dhe ato pa fëmijë u infektuan nga virusi, personave pa fëmijë ky grip i vazhdoi edhe më gjatë në krahasim me personat të cilët kishin një ose 2 fëmijë. Mundësia e infektimit nga virusi e personave me 3 ose 4 fëmijë ishte më e ulët.

I njëjti rezultat u pa edhe tek prindërit fëmijët e të cilëve ishin ndarë me kohë nga familja. Madje mundësia e infektimit nga virusi të këtij grupi arriti vetëm ¼ e numrit të personave pa fëmijë.

Shkencëtarët e vlerësojnë këtë efekt pozitiv të pasjes së një fëmije sipas faktit se prindërit janë përballur më parë me viruse të ngjashme. Dhe në fund arritën në përfundimin se shkaku i efektit pozitiv ishte imuniteti i përftuar më parë.

Nga ana tjetër një studim i realizuar në Norvegji tregoi se nënat dhe baballarët jetojnë më gjatë se personat pa fëmijë.

Shkencëtarët të cilët analizuan të dhënat e norvegjezëve të lindur mes viteve 1935 dhe 1958, vërtetuan se personat me dy fëmijë rrezikohen më pak në humbjen e jetës në një mesatare 45-68 vjeç në krahasim me ato pa fëmijë.

Ndërkohë që tek meshkujt kjo mesatare arriti në 35 % tek femrat arriti në 50%. Ndërsa tek prindërit me një fëmijë mesataret ranë pak.

Nënat të cilat ushqejnë fëmijët e tyre me gji rrezikohen më pak nga shfaqja e kancerit të gjirit. Shkencëtarët analizuan shkaqet e vdekjes së tyre dhe panë se nuk kanë lidhje me këtë faktor.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...