Home Këshilla për Prindër Fëmijët deri në një vit duhen të flenë vetëm në shpinë

Fëmijët deri në një vit duhen të flenë vetëm në shpinë

Fëmijët deri në një vit duhen të flenë në shpinë, në dyshek më të fortë dhe në dhomën e njëjtë me prindërit, është një nga rekomandimet e reja për sigurinë e foshnjave, të cilën e ka publikuar Akademia amerikane e pediatërve.

Në konferencën amerikane të pediatërve amerikanë, e mbajtur në Boston, është konkluduar që foshnjat, për të shmangur të ashtuquajturën sindromë të vdekjes së papritur, e cila është gjithnjë më e shpeshtë gjatë viteve të fundit, duhet gjithmonë të flenë në shpinë, ndërsa fjetja në një anë (në krah) vlerësohet si e pasigurt.

Rekomandohet edhe që foshnjat në gjendje të zgjuar një kohë ta kalojnë duke u shtrirë në stomak, por nën kontrollin e të rriturve.

Pediatrit amerikanë këshillojnë që në krevatet e bebeve të mos ketë gjëra të buta, mbulesa të lirshme, duke përfshirë edhe batanijen dhe jastëkun, si dhe as mbrojtës nga goditjet.

Bebet po ashtu nuk duhet që rregullisht të flenë në pozitën e ulur, as në karrocat e veta dhe as në ulëset speciale të automobilave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Myku i gojës, katër mënyra për ta kuruar shpejt e shpejt

Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës. Mund të ndodhë në çdo moshë, por më të prekurit kryesisht janë zakonisht fëmijët dhe të moshuarit. Për fat të mirë, është e mundur ta luftoni atë me mënyra natyrale. Edhe pse këto alternativa nuk zëvendësojnë ilaçet antifungale, janë një ndihmë e vlefshme...