Home Këshilla për Prindër Fëmijët e stresuar më të prirë ndaj sëmundjeve

Fëmijët e stresuar më të prirë ndaj sëmundjeve

Hulumtuesit pohojnë se si stresi i pandërprerë gjatë fëmijërisë ka implikime më të thella sesa mund të paramendohet dhe fatkeqësisht ata tregohen vetëm në fazën më të vonshme të jetës.

Sipas një hulumtimi me fëmijët e jetimoreve rumune, efektet e stresit në fëmijëri mund të jenë të dukshme në nivelin e ADN-së gjatë rritjes, bën të ditur Top News.

Shkencëtarët kanë dëshmuar se si fëmijët të cilët i kanë kaluar vitet e hershme në jetimoret shtetërore rumune kanë telemore më të shkurtra nga fëmijët që janë birësuar apo rritur në përkujdesje familjare.
Në aspektin biologjik, telemore shkurtohen çdo herë kur kromozimi replikohet gjatë ndarjes qelizore.

Megjithatë, tani është zbuluar se si stresi po ashtu mund të rezultojë në shkurtimin e tyre.
Rezultat i kësaj është që telomeret më të shkurtra te personat e rritur mund të nxisin sëmundjet duke filluar nga diabeti e deri te dementia.

Hulumtuesit kanë analizuar 136 jetimë, në moshën prej 6-30 muaj, gjysma e të cilëve janë shpërndarë në familjet që i kanë marrë nën përkujdesje, ndërsa gjysma tjetër ka mbetur në jetimore.

Pastaj kanë matur gjatësinë e telomereve nga mostrat e ADN-së të fëmijëve kur ishin në moshën në mes 6 dhe 10 vjeç dhe kështu kanë vërtetuar sesi fëmijët të cilët kanë jetuar më gjatë në jetimore kanë pasur telomere më të shkurtra në krahasim me moshatarët e tyre që kanë qenë nën përkujdesje familjare.

Ky hulumtim tregon se si rritja nën kujdes institucional ndikon tek fëmijët në nivel molekular”, konkludon Stacy Drury, psikiatre klinike nga Tulane University, New Orleans.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...