Home Këshilla për Prindër Fëmijët kanë nevojë për qetësi

Fëmijët kanë nevojë për qetësi

Edhe pse na duket e pabesueshme, fëmijët nganjëherë kanë nevojë për qetësi dhe relaksim, ndërsa shembull i tyre për kërkimin e qetësisë duhet të jenë prindërit- rekomandojnë ekspertët nga Qendra gjermane për edukatë shëndetësore në Koeln.

Prindërit nuk duhet t’u blejnë fëmijëve të tyre lojëra të zhurmshme, si kuti muzikore, sirena, bateri, trombë etj.

Ekspertët rekomandojnë se pas një dite të ngarkuar, prindërit duhet të ndajnë së paku gjysmë ore relaks për gjithë familjen. Këtë gjysmë ore, secili anëtar i familjes mund ta shfrytëzojë në mënyrën e vet, por me kusht që ta kalojë në qetësi.

Fëmijët shumë shpejtë do ta kuptojnë se prindërit ngacmohen më pak pas këtij pushimi dhe janë të gatshëm që t’i dëgjojnë ata.

Pushimin nga zhurma e ofrojnë edh ecjet e rregullta nëpër pyje, ku fëmijët mund të relaksohen duke dëgjuar zërat e qetë të natyrës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...